Juventus – Real Madrid, legjenda e futbollit tregon fituesin
Ish sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero do të përkrahë ish klubin e tij në finalen e së shtunës mbrëma.
Del Piero tha se klubi i Juventusit nuk është i mallkuar dhe mund që të fitojnë pas katër humbjeve radhazi në finale të Ligës së Kampionëve, transmeton Periskopi.
“Mallkimet apo sehiret nuk ekzistojnë për futbollistët, jo për ata që do të futen në atë fushë”, tha italiani për Gazzetta dello Sport.
“Tre arsye për të besuar? Buffon, Chiellini dhe Marchisio. Tre djelmosha, tre bashkëlojtarë, tre miq”, vazhdoi ai.
Nëse Juventusi arrin të mposhtë Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve atëherë ata do të fitojnë tripletën për herë të parë në historinë e tyre. /Periskopi/



