E pabesueshme se si arrin trofeu i Ligës së Kampionëve në Cardiff (Foto)
Finalja e Ligës së Kampionëve e së shtunës do të zhvillohet në Cardiff dhe është finalja e parë e një kompeticioni të madh që nga Fa Cup në vitin 2006 që do të mbahet në Cardiff Bay.
Trofeu i famshëm ka arritur të enjtën në kryeqytetin e Uellsit.

Trofeu ka mbërritur me anije dhe është dërguar personalisht në fushën e Carddif nga sulmuesi më i mirë ullesian, Ian Rush, transmeton Periskopi.

Legjenda e Liverpoolit dhe Uellsit Ian Rush iu është dhënë ky nder për ta dërguar trofeun në fushë që është pranë ndërtesës së parlamentit Uellsian.
Rush dhe kryeministri i vendit Caryën Jones shfaqen trofeun për publikun e pranishëm para se Juventusi dhe Real Madrid të garojnë për të këtë të shtunë.

Për Rush kjo është hera e tretë që e ka në dorë këtë trofe pasi më heret e kishte fituar me Liverpoolin në vitet 1981 dhe 1984. /Periskopi/





