Ronaldo tregon skuadrën e re të Rodriguzezit (Foto)
Cristiano Ronaldo ka folur rreth situatës së bashkëlojtarit të tij James Rodriguez.
Ylli kolumbiani në këtë sezon nuk ka pasur minutazhë të madh në ekipin e parë të Zinedine Zidane.
Ronaldo ka thënë se James ka potencialin për të mbetur ende lojtar i Real Madridit, transmeton Periskopi.
“Unë dua që James të qëndrojë. Ai është top-futbollist dhe ka edhe shumë për të dhënë për këtë fanellë, sepse është i ri”, deklaroi Ronaldo.
“Megjithatë, nëse nuk ndihet rehat për shkak të minutazhës, duhet të gjejë një zgjidhje. Për mendimin tim, James ka potencial për të luajtur te Reali. Nëse do do të pyetesha unë, ai do të qëndronte”, shtoi Ronaldo. /Periskopi/



