Man Utd harron Greizmann, transferon këtë sulmues (Foto)

Man Utd harron Greizmann, transferon këtë sulmues (Foto)

Manchester United ka hequr dorë nga transferimi i Antoine Greizamann dhe do të synojë transferimin e një sulmuesi tipik (9), sipas mediave të huaja.

Djajët e kuq kanë punuar në gjashtë muajt e fundit për transferimin e sulmuesit francez për një marrëveshje të mundshme dhe ishin të gatshëm të paguanin klauzolën e tij prej 85 milionë euro, transmeton Periskopi.

Megjithatë, lëndimi i Zlatan Ibrahimovic i ka komplikuar punët Unitedit dhe vendimi i sotëm i FIFA-s që të mos ia heq dënimin për transferimin e lojtarëve Atletico Madridit, ka rritur gjasat që Greizmann do të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll.

Manchester United ABANDON Griezmann transfer to focus on three alternatives

Belotti tashmë është synimi kryesor i Man United

Sipas Telegraph, United ka bërë një listë prej tre sulmuesve për të transferuar në Old Trafford, Andrea Belotti, Romelu Lukaku dhe Alvaro Morata si zëvendësues të mundshëm të Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez do të jetë jashtë fushave të gjelbërta deri në fillim të vitit të ri 2018 për shkak të lëndimit në gjurin e majt.

Ky vendim i FIFA-s ka tronditur drejtuesit e Man Utd pasi në këto ditët e fundit ishin shtuar zërat se marrëveshja me Greizmann ishte arritur. /Periskopi/

Shpërndaje në: