Chelsea në bisedime me Lyon për Corentino Tolisso (Foto)

Chelsea në bisedime me Lyon për Corentino Tolisso (Foto)

Chelsea është në bisedime me Lyon për të transferuar mesfushori Corentino Tolisso, sipas raportimeve në Francë.

22-vjeçari ka tërhequr  vëmdenjen e shumë klubeve të Premier Ligës, tashmë Arsenali ka shfaqur interesim për të nënshkruar me francezin, transmeton Periskopi.

Mesfushori në muajin e kaluar dha indikacione se mund të largohet nga Lyon këtë verë pasi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe këtë Arsenali nuk mund t’ia dhurojë.

Chelsea hold talks in London with club president to sign £20m-rated Arsenal target

Tolisso debutoi për Francën këtë javë

 

Sipas L’Equipe, presidenti Jean-Michel Aulas ishte në Londër të Merkurën për t’u takuar me zyrtarët e Chelsea rreth një marrëveshje të mundshme për Tolisso.

Gjiganti francez kërkon 20 milionë euro për mesfushorin por dëshiron që të diskuohet edhe për mundësinë e transferimit të Kurt Zouma si huazim.

22-vjeçari Zouma nuk ka arritur të futet në formacionin e parë të Antonio Conte këtë sezon dhe mbrojtësi francez mund të ketë konkurrencë edhe më të madhe në Chelsea nëse transferohet Virgil van Dijk nga Southamptoni. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: