Greizmann do të vazhdojë të jetë lojtar i Atletico Madrid (Foto)
Mesfushori francez Antoine Greizmann ka vendosur për të ardhmen e tij.
Francezi ishte synim i Manchester United që një kohë të gjatë, por sot mediat e huaja kanë raportuar se United ka ndryshuar mendjën dhe tani kërkon një sulmues tipik (9) si zëvendësues i Zlatan Ibrahimovic, shkruan Metro, transmeton Periskopi.
Gjatë ditës Atletico Madrid ka pranuar lajmin nga CAS që dënimi nuk do t’i largohet, duke lënë për të kuptuar se ekipi madrilen nuk do të mund të transferojë lojtarë deri në afatin kalimtar të radhës.
https://www.instagram.com/p/BUzqqzmg_Ae/
Greizmann disa orë më parë ka bërë një postim në Instagram duke rikonfirmuar dashurinë për Atletico Madrid dhe se do të qëndrojë edhe për një sezon me ‘los colchoneros’.
‘Tani më shumë se kurrë #Atleti #Alltogether,’ shkroi ai.
Atletico Madrid kishte shpresuar në transferimin e Diego Costas në rast të transferimit të Greizmann te ‘djajët e kuq’ por pas vendimit nuk do të munden. /Periskopi/



