Lacazette: Mund të largohem nga Lyoni
Sulmuesi i Lyonit, Alexandre Lacazette nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga skuadra aktuale.
Francezi, i cili po kërkohet me ngulm nga Arsenali, thotë se është gati të largohet nga skuadra e tij, në rast se në drejtim të tij vjen një ofertë e mirë.
“Nëse vjen një ofertë që nuk refuzohet, unë nuk do ta refuzoj atë”, tha sulmuesi francez.
“Nëse jo, unë jam i lumtur në Lyon”, shtoi Lacazette. /Periskopi.com



