Di Maria qëndron në Paris Saint-Germain
Ylli argjentinas Angel Di Maria iu është përgjigjur spekulimeve rreth të ardhmës së tij.
Ish anëtari i Real Madridit dhe Manchester United shihej si zëvendësim i Ivan Perisic që është afër kalimit në Old Trafford.
Inter i kishte përgatitur një ofertë të majme PSG-së për Di Marian, por dëshira e lojtarit është të qëndrojë në ‘Parkun e Princave’.
“Aventura ime me PSG do të vazhdojë. Unë do të vazhdoj të qëndroj në Paris që ta fitoj Ligën e Kampionëve. Ne shpresojmë që edicionin e ardhshëm të kemi mundësi t’i hakmerremi Barcelonës”, ka deklaruar Di Maria. /Periskopi/



