Kevin Durant bën diferencën, Golden State mposht Cleveland Cavaliers (Foto/Video)
Mbrëmë u zhvillua ndeshja e parë e serisë së finaleve në NBA, në mes të Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers.
Më të mirë mbrëmë ishin Golden State, që fitoi me rezultat 113-91 ndaj Cavaliers.
Më i miri tek vendasit ishte Kevin Durant, i cili realizoi 38 pikë, 8 kërcime dhe 8 asistime.

Tek mysafirët e Cavs më i miri ishte ‘Mbreti’ James, i cili realizoi 28 pikë, por të cilat nuk ishin të mjaftueshme.
Me këtë fitore Warriors merr epërsinë 1-0, në këtë seri ‘Best of Seven’. /Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=CT-j2HAhvn0



