Alvaro Morata të thejë zemrën e Realit, pas megaofertës nga Milani (Foto)
Skuadra e AC Milan është afër që të sigurojë shërbimet e sulmuesit, Alvaro Morata për një shumë prej 52 milionë funtave.
Për sulmuesin kanë qenë të interesuara edhe klubet angleze si Chelsea dhe Arsenal, por superoferta nga klubi italian duket se ka qenë e parezistueshme për spanjollin, transmeton Periskopi.

Morata arriti që të fitojë La Ligan me Realin në sezonin që sapo përfundoi, por tani ai është duke u bërë gati që të ndeshet me ish klubin e tij Juventus, në finale të Ligës së Kampionëve. /Periskopi/



