Casemiro i përgjigjet kritikave të Allegrit (Foto)
Menaxheri i Juventusit, Massimiliano Allegri tha javëne e shkuar se mesfushori i Realit, Casemiro është më pak i talentuar se të tjerët.
“Gjithkush sheh futbollin në mënyren e tij dhe këtë e respektoj”, tha Casemiro.

“Sigurisht se unë nuk kam magjinë e Iscos apo golat e Cristianos, por unë punoj shumë. Nuk merakosem për këtë. Për mua gol është të vjedh topin. Gjëja më e rëndësishme është se trajneri e di rëndësinë time”, përfundoi braziliani. /Periskopi/



