John Terry tregon për momentin më të mirë në karrierë (Foto)
Legjenda e Chelseat, John Terry vlerëson më së shumti medaljen e fituar pas triumfit në Ligën e Kampionëve, në krahasim me sukseset e tjera me klubin dhe Anglinë.
“Liga e Kampionëve, thjesht është një trofe fatnastik, por edhe për arsye se sa e vështirë ishte për ta fituar”, u përgjigj Terry kur u pyet për trofeun e tij më të dashur.

John Terry i dha fund karrierës tek Chelsea me të përfunduar sezoni i fundit, ku ai dhe skuadra e tij u shpallën kampion të Premier Ligës. /Periskopi/



