Shqipëria-Luksemburgu, kjo është deklarata e Abrashit
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do të ndeshet me Kombëtaren e Luksemburgut në një ndeshje miqësore, para se të takohet me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për botërorin Rusia 2018.
“Është trajneri ai që vendos, nuk jam i vetmi që dua të luaj, të gjithë duam të luajmë. Mesfushorë kemi shumë, edhe lojtarë të mirë Unë kam për detyrë të jap maksimumin në stërvitjen”, tha Abrashi.
Mesfushori shqiptar foli edhe për gjendjen fizike të tij.
“Gjendja fizike? Jam mirë, kam pasur disa ditë pushim. Jam në gjendje shumë të mirë”, u shpreh ai.
Me Luksemburgun ndeshja do të zhvillohet me katër qershor ndërsa ajo me Izraelin më 11 qershor. /Periskopi/



