O’Connell: Majlinda dëshmoi se nuk shkohet përpara me të njofshëm

O’Connell: Majlinda dëshmoi se nuk shkohet përpara me të njofshëm

Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, sot ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për financimin e kompanie të pavarur e cila do të zgjedhë kandidatët dhe do të rekrutojë personat e kualifikuar në ndërmarrjet publike.

Sipas Ambasadorit britanik, nepotizmi është një kancer që mbyt shtetin, ndërsa tha se punësimi për t’i bërë nderë dikujt apo për të kthyer borxhin ndaj dikujt është gabim dhe shtoi se shteti nuk funksionon ashtu.

Ai tha se nëse u jepet mundësia, kosovarët mund të arrijnë shumë, e këtë, sipas tij, e ka dëshmuar më së miri Majlinda Kelmendi në Brazil, prej ku u kthye me medalje të artë.

Shpërndaje në: