Kjo është deklarata e Allegrit para finales (Foto)

Kjo është deklarata e Allegrit para finales (Foto)

Menaxheri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur për mediat para ndeshjes me Real Madridin.

“Kemi ardhur në ndeshjen e fundit të sezonit dhe natyrisht më e rëndësishmja”.

“Është e mrekullueshme të jemi këtu, por duhet të besojmë që ne do ta kthejmë atë trofe në shtëpi. Na duhet balancë dhe kthjelltësi mendore”.

“Ne punuam gjatë javës për të rregulluar disa gjëra, por tani jemi gati. Momenti erdhi dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për të fituar Kupën”.

“Ronaldo është i rëndësishëm, por ajo që me të vërtetë ka rëndësi është Juventusi, i cili duhet të bëjë një shfaqje krenarie dhe me zemër për ta marrë këtë trofe”.

Allegri: Duhet të luajmë me krenari dhe zemër, nuk kam vendosur ende për Cuadradon dhe Barzaglin

“Real Madridi ka lojtarë të mëdhenj dhe është mirë i organizuar, por po ashtu jemi edhe ne. Unë kam vendosur ende mes Barzaglit dhe Cuadrados”, ka thënë Allegri.

 

Shpërndaje në: