Reali e pranon, do bisedojmë me United për këtë yll

Reali e pranon, do bisedojmë me United për këtë yll

Real Madrid është i gatshëm të bisedojë me Manchester United për yllin uellsian, Gareth Bale.

Sipas Independent, Reali do ta shesë Bale dhe do ta zëvendësojë me Kylian Mbappe ose Eden Hazard, transmeton Periskopi.

27-vjeçari pati një sezon katastrofal në Bernabeu për shkak të lëndimeve të shumta dhe United dëshiron ta rikthejë atë në futbollin anglez.

‘Los Blancos’ besohet se do ta transferojë senzacionin francez të Monacos, Kylian Mbappe për 100 milionë euro.

Në rast të dështimit atëherë do kthejë sytë nga belgu Eden Hazard. /Periskopi/

Shpërndaje në: