“Nëse fitojmë Championsin fitojmë edhe nga një Ferrari”
Skuadra e Juventusit do të ndeshet me Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve.
Dani Alves ka bërë shaka duke thënë se futbollistëve të Juventusit iu është premtuar nga një Ferrari secilit, nëse arrisin të mposhtin Real Madridin.
“Motivimi shtesë është presidenti sepse ai na ka premtuar nga një Ferrari”, tha Alves për gazetarët.

“Shpresoj që presidenti të mbaj fjalën e tij”, përfundoi Alves.
Juve herën e fundit e Championsin e ka fituar në vitin 1996. /Periskopi/



