Ylli i Realit flet para finales, tregon si e refuzoi Man Unitedin

Ylli i Realit flet para finales, tregon si e refuzoi Man Unitedin

Mbrojtësi i Real Madridit, Rafael Varane ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm tek skuadra angleze e Manchester United.

Varane tha se e refuzoi Man Unitedin sepse skuadra spanjolle e bindi atë që ata kanë besim në të.

“Unë pata biseduar me liderët dhe trajnerët e klubit për të pyetur nëse ata më besonin”, tha ai për L’Equipe.

“Ata besuan kështu që unë e ula kokën”, përfundoi Varane.

Varane dhe skuadra e tij do të ndeshen me Juventusin në finale të Ligës së Kampionëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: