Dani Alves tregon sekretin se si do ta mposhtin Real Madridin (Foto)

Dani Alves tregon sekretin se si do ta mposhtin Real Madridin (Foto)

Mbrojtësi i Juventusit, Dani Alves ka thënë se ai dhe skuadra e tij nuk ia kanë frikën Real Madridit, para finales së Ligës së Kampionëve.

Ish mbrojtësi i Barcelonës e ka fituar tre herë më herët këtë kompeticion me klubin katalan.

“Juve po luan si të rinj sepse kemi humbur shumë për të arritur këtu. Por nuk ia kemi frikën Madridit, jemi të uritur”, tha braziliani.

“Fakti që do të luftojmë ndaj Real Madridit e bën këtë ditë edhe më speciale për mua”, përfundoi Alves. /Periskopi/

Shpërndaje në: