“Erdogani është Hitleri i ditëve të sotme”, shpërthen ylli i NBA pas arrestimit të babait
Basketbollistit të Oklahoma City Thunder, Enes Kanter iu është arrestuar babai nga autoritetet e Qeverisë së Turqisë, në shtëpinë e tij në Stamboll.
Për këtë ka reaguar menjëherë basketbollisti, i cili me anë të një postimi në proflin e tij në Twitter njoftoi për arrestimin.
Kanter në atë postim e quajti Presidentin e Turqisë, Tayyip Erdogan, “Hitler i shekullit të sotëm”.
HEY WORLD
MY DAD HAS BEEN ARRESTED
by Turkish government and the Hitler of our century
He is potentially to get tortured as thousand others— Enes Kanter FREEDOM (@EnesFreedom) June 2, 2017
Ai po ashtu tha se me siguri që babai i tij tani do të torturohet sikur mijëra vetë të tjerë.
Kanter, 25 vjeçar, ka lindur në Zvicër dhe në NBA filloi karrierën në vitin 2011 kur u zgjedh nga Utah Jazz prej “2011 NBA Draft”. /Periskopi/



