Shaqiri: Dua ta fitojë Premier Ligën me Stoke City

Shaqiri: Dua ta fitojë Premier Ligën me Stoke City

Futbollisti zviceran me prejardhje shqiptare Xherdan Shaqiri shpreson se një ditë do ta fitojë Premierligën Angleze dhe të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.

Ish ylli i Bayern Munich dhe Interit thotë se ai këto mund t’i bëjë më skuadrën aktuale, Stoke City.

“Do provoj të qojë skuadrën në maje si lider që jam. Por, dua të luaj prapë për tituj dhe të jem në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Shaqiri për The Sun.

“Ishim lart dhe poshtë si skuadër këtë sezon. Tani duam të sulmojmë prapë gjatë verës, duhet të forcohemi, do e bëjnë edhe klubet tjera”.

“A mund të bëjë Stoke si Leicesteri? Por, mendoj se është e mundur”, ka shtuar Shaqiri.

Shaqiri para disa ditësh shënoi një supergol me kombëtare zvicerane ndaj Bjellorusisë. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: