Reali përsëri ‘mbret’ i Evropës, shkruan historinë në Ligën e Kampionëve
Skuadra e Real Madridit ka deklasuar me rezultat 4-1 skuadrën italiane të Juventusit, duke bërë që ta fitojnë për herë të dytë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve.
Me dy gola të Cristiano Ronaldos dhe me nga një të Casemiros dhe Asensios, skuadra e Real Madridit mposhti bindshëm rivalin e Juventusit, të cilët shënuan vetëm një herë me anë të Mario Mandzukic.
Në epërsi të parët kaluan Reali me anë të Cristiano Ronaldos, por nuk kaloi shumë dhe në 1-1 barazuan Juventusi me anë të Mario Mandzukic.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-1.
Gjysma e dytë e ndeshjes u dominua plotësisht nga Real Madridi, të cilët shënuan edhe tre herë të tjera me anë të Cristiano Ronaldos, Casemiros dhe Asensios.
Real Madridi me këtë fitore ka hyrë në histori si skuadra e parë që ka arritur të mbrojë trofeun e Ligës së Kampionëve. /Periskopi



