Deklarata e Cristiano Ronaldos pas fitimit të Ligës së Kampionëve

Deklarata e Cristiano Ronaldos pas fitimit të Ligës së Kampionëve

Portugezi Cristiano Ronaldo ka arritur që të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të katërt në karrierën e tij.

Ai me Real Madridin shkruajtën histori duke u bërë skuadra e parë që fiton dy herë radhazi këtë kompeticion.

“Jam shumë i lumtur, një tjetër Ligë e Kampionëve dhe shkruam historinë”, ka thënë fillimisht Ronaldo pas fitimit të ndeshjes.

“A është kjo Liga ime e Kampionëve? Nuk e di, kam qenë në formë në momentet më vendimtare, duke shënuar gola në ndeshjet kryesore, por me rëndësi është fitorja dhe rekordi historik që e arritëm”.

“Me të vërtetë nuk po mund të përshkruajë gëzimin për këtë triumf”, përfundoi ylli i Realit.

Shpërndaje në: