Kjo është deklarata e parë e Zidane
Pasi fitoi Ligën e Kampionëve me ekipin e tij, Zinedine Zidane ka dhënë deklaratën e parë.
“Eshtë një vit i madh, ne duhet të përgëzojmë të gjithë lojtarët dhe këtë klub të madh. Unë jam mjaft i lumtur, nuk e shoh veten, por brenda meje është një kënaqësi mbresëlënëse” tha ai.
Pyetjes se a është trajneri më i mirë në botë, Zizu e mohoi atë duke thënë ” Jo, jo, jo atë” duke i ikur pyetjes. Ndërsa sa i përket pyetjes se a do të qëndrojë ende në Madrid, ai tha ” Eshtë e qartë, po, po , por tani ne duhet të festojmë” shtoi trajneri francez.



