Skandal: Mediumi i njohur anglez nuk e njeh Kosovën si shtet (Foto)
Manchester United dhe Real Madrid do të takohen më 8 gusht në Philip Arena II të Shkupit, në Maqedoni, shkruan Periskopi.
Pa dyshim që ky fakt i ka gëzuar tifozët kosovarë të dy klubeve, të cilëve u është ofruar mundësia e artë që t’i shikojnë yjet e skuadrave të zemrës nga afërsia.
Se ku do të zhvillohet ndeshja mes dy ekipeve ka shkruajtur edhe mediumi gjigant “SkySports”, i cili në një shkrim të publikuar në rrjetin social Twitter, nuk e ka përmendur fare Kosovën si shtet fqinj i Maqedonisë, shkruan Periskopi.
Në artikullin e publikuar, SkySport përmend Serbinë, Shqipërinë, Bullgarinë dhe Greqinë si vende fqinje të Maqedonisë, ndërsa Kosova as nuk përmendet.
Pra, edhe pse Kosova ka njohjen si shtet nga Britania e Madhe, ky medium nuk e përmend fare.
Reali dhe Manchesteri do të luajnë për trofeun e SuperKupës së Evropës.
‘Los Blancos’ dje u shpallën kampion të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Juventusin ndërsa United kishte mposhtur Ajaxin në finale të Ligës së Evropës. /Periskopi/




