Isco: Shpresoj që ta vazhdojë kontratën me Reali sa më shpejtë
Mesfushori spanjoll Isco Alarcon ka deklaruar se dëshiron ta vazhdojë kontratën e tij me Real Madridin, duke thënë se nuk ka vend më të mirë për të luajtur futboll.
Ish mesfushori i Malagas në këtë sezon ka qenë në formën më të mirë të karrierës së tij, duke u bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës së drejtuar nga trajneri francez Zinedine Zidane.
Ai dje fitoi Ligën e Kampionëve me Realin për herë të tretë dhe titullin e 12-të në histori të klubit madrilen.
“Nëse gjërat përfundojnë kështu siç përfundojë ky sezon, atëherë do të pranoja çdo sezon kontratën” th ai Isco për Antena 3, transmeton Periskopi.
“Është titullin i tretë në 4 vite i Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe i treti për mua personalisht. Nuk kam mundur ta ëndërroja kështu, por falendërojë këtë grup, të cilët e bën më të lehtë”, shtoi ai.
“Pjesa e parë ishte shumë e vështirë kundër një ekipi të fortë në të gjitha aspektet. Në pjesën e dytë, ne pamë përformancën më të mirë të Madridit në këtë sezon”.
“Kontrata? Shpresoj që ta vazhdojë sa më shpejtë, nuk ka vend më të bukur për të luajtur futboll se Madridi”, përfundoi Isco. /Periskopi/



