Real Madridi kërkon De Gean
Real Madrid nuk dëshiron të dorëzohet për transferimin e portierit spanjoll të Manchester United, David De Gea.
Florentino Perez i ka premtuar Zidane se do ta transferojë De Gea këtë verë, përkundër sezonit pozitiv të Keylor Navas.
United nuk dëshiron të dëgjojë fare për këtë çështje edhe pse mediat angleze spekulojnë se klubi anglez kërkon 75 milionë euro për spanjollin. /Periskopi/




