Boksieri me famë botërore vjen në Skenderaj për të përkrahur kandidatin për deputet (Foto)
Kandidati për deputet të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosja, Veton Seferi, është vizituar nga shokun i tij Haxhi Krasniqi, i njohur si Rubin Krasniqi.
Seferi dhe Krasniqi janë miq të vjetër me njëri-tjetrin dhe në shenjë të përkrahjes ai ka ardhur nga Gjermania.
Veton Seferi e Haxhi Krasniqi së bashku kanë vizituar Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz dhe kanë bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Robin Krasniqi është boksieri më i famshëm shqiptar i cili në të ardhmen pretendon të shpallet kampion bote në boksin profesionist. /Periskopi/





