Casemiro mban fjalën, bëhet tullac nga berber Marcelo (Foto/Video)
Mesfushori brazilian Casemiro ka vazhduar traditën e Real Madridit, që pas çdo triumfi dikush nga futbollsitët rruan flokët në zero.
Gjiganti madrilen e fitoi Ligën e Kampionëve pasi e mposhti Juventusin me rezultat bindës 4 me 1 në Millenium Stadium të Cardiff.
Casemiro ishte një nga më të mirët e takimit pasi edhe shënoi golin e dytë të Realit.
Ai ka mbajtur premtimin e dhënë duke i hequr flokët në zero në dhomat e zhveshjes.
Lojtari i cili e kreu këtë akt ishte bashkëkombësi i tij, Marcelo.

“E kam rruar kokën sepse kisha premtuar këtë nëse do të fitonim një tjetër Ligë të Kampionëve. Ne e meritonim këtë”, ka deklaruar Casemiro pas ndeshjes.

“Kjo familje që kemi krijuar në këtë skuadër meriton gjithçka për të gjithë punën e bërë gjatë sezonit. Ne kemi një familje në këtë skuadër. Jemi të gjithë aq shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kjo tregohet edhe në mënyrën se si luajmë”.
“Në pjesën e dytë ishim superior dhe luajtëm ashtu siç stërvitem çdo ditë për të luajtur”, përfundoi braziliani. /Periskopi/
https://twitter.com/BrazilStat/status/871263700342247424?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fcasemiro-mban-fjalen-behet-tullac-nga-berber-marcelo-fotovideo%2F



