E TURPSHME: Intonohet himni i Kosovës, serbët lëshojnë sallën
Në kampionatin Ballkanik të xhudos për të rinj (kadetë U-18) i mbajtur në Tikirdag të Turqisë ka ndodhur diçka e turpshme.
Edhe pse ka ndodhur ngjarja e turpshme, Kosova ka arritur të fitojë katër medalje në këtë kampionat, shkruan Periskopi.

Shpat Zeka e ka fituar medaljen e artë, kurse Laura Fazliu, Fisnik Hyseni dhe Erza Muminoviç rrëmbyen medalje të bronzta.
Gjatë ceremonisë së ndarjeve të medaljeve për xhudoistët kosovarë për të cilët është intonuar himni i Kosovës, të gjithë garuesit e Serbisë që ishin pjesëmarrës në këtë eveniment, dolën nga palestra.

“Turp për ta dhe sportin e Serbisë!”, ka shkruar në Facebook trajneri i xhudos, Anton Cena, njëherësh sekretar i Federatës së Xhudos së Kosovës, i cili ishte po ashtu prezent në Turqi.
“Në fund urime Kryetarit të FXHK-së Agron Kuka, trajnerit Driton Toni Kuka dhe të gjithë atyre që punuan me ta duke mos i harruar edhe familjarët”, ka shtuar Cena. /Periskopi/



