Vardari i Shkupit kampion i Evropës në hendboll
Pas plotë 15 viteve Maqedonia, sërish ka një kampion evropian në hendboll. Kësaj radhe skuadra e Vardarit në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për meshkuj me rezultatin 24:23 e mundi PSG-në.
Golin e vlefshëm titull kampioni në sekondën e fundit të ndeshjes e shënoi Çupiç. Kështu pas Barcelonës e cila u mund në ½ finalen e turneut përfundimtar që u mbajt në Keln, para “kuqezinjve” u dorëzua edhe skuadra e PSG.



