Pesë humbje radhazi, Shqipëria barazon rekordin negativ të vitit 2003
Kombëtarja Shqiptare ka vazhduar të zhgënjej me paraqitje edhe ndaj Luksemburgut.
Kuqezinjtë janë mposhtur 2:1 në udhëtim te Luksemburgu në ndeshje miqësore.
Kjo është humbja e pestë e Shqipërisë në pesë ndeshjet e fundit.
Spanja, Izraeli, Italia, Bosnjë dhe Hercegovina dhe së fundi Luksemburgu, kanë mposhtur skuadrën e drejtuar nga De Biasi.
Ndeshja e fundit që Shqipëria shënoi fitore, ishte përballje e 6 tetorit të vitit të kaluar ndaj Litenshtajnit me rezultat 0-2.
Kujtojmë se Shqipëria nuk kishte pësuar pesë humbje radhazi që nga viti 2003, kur kombëtarja drejtohej nga Hans Peter Brigel.



