E mrekullueshme, shikoni si duket Rita Ora në dasmën e kushërirës (Foto)

E mrekullueshme, shikoni si duket Rita Ora në dasmën e kushërirës (Foto)

Rita Ora po qëndron në Tiranë për ceremoninë e martesës së Amantina Tolajt, që zhvillohet sonte.

Ajo ka postuar në rrjetet e saj sociale një foto në një fustan të argjendtë, në të cilin duket e mrekullueshme.

Përmes fotografisë Rita ka lënë të dihet se në dasmën e kushërirës nga ana e nënës do të ketë rolin e shoqërueses e nuses.

Mbi fotografinë bashkë me shoqëruesen tjetër, këngëtarja ka shkruar: “Shoqërueset e nuses e nisin tani.”

Rita së fundmi ka qenë aktive edhe në muzikë. Para një jave ajo lëshoi këngën e re “Your Song”.

Shpërndaje në: