Besnik Hasi trajner i ri i Olympiacos?
Trajneri shqiptar, Besnik Hasi së shpejti pritet të bëhet me skuadër të re.
Hasi momentalisht është pa skuadër pas shkarkimit të tij nga skuadra polake Leëgia Varshava.
Për ish trajnerin e Anderlechtit është duke shfaqur interesim të madh gjiganti grek, Olympiacos.
Ish-reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka ndjekur finalen e Ligës së Kampionëve në Cardiff së bashku me drejtorin sportiv të gjigantit grek.
Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet brenda javës, ndërsa Hasi do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare. /Periskopi/



