Bunjaki zbulon listën e futbollistëve anti-Turqi

Bunjaki zbulon listën e futbollistëve anti-Turqi

Trajneri i Përfaqësueseës së Kosovës ka bërë publike listën e lojtarëve që janë të gatshëm për takimin e së dielës ndaj Turqisë në kuadër të kualifikimeve për botërorin ‘Russia2018’.

Bunjaki ka thënë se kundër Turqisë mund të luajë me sistemin e rëndomtë 4-2-3-1, transmeton Periskopi.

Poashtu Bunjaki foli edhe për taktikat duke thënë se më shumë kanë punuar në repartin defanziv.

Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Përfaqësuesja e Kosovës ndodhet në pozitën e fundit në tabelën e Grupit I me vetëm një pikë të grumbulluar.

Ndërkohë Turqia ndodhet në pozitën e katërt në tabelë me tetë pikë dhe me gjasa reale për ta zënë pozitën e dytë në grup. /Periskopi/

Kjo është lista prej 23 e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për Turqisë.

Portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini.

Mbrojtës: Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Avni Pepa, Mërgim Vojvoda, Benjamin Kololli, Fidan Aliti, Lirim Kastrati.

 Mesfushorë: Enis Alushi, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Anel Rashkaj, Besar Musolli, Bernard Berisha, Valon Berisha, Arbër Zeneli, Milot Rashica, Donis Avdijaj.

Sulmues: Besart Berisha, Atdhe Nuhiu, Vedat Muriqi.

 

Shpërndaje në: