Bunjaki: Është shumë vështirë për ne që nuk po luajmë miqësore
Albert Bunjaki e ka përmendur edhe një herë faktin negativ të miqësoreve.
Bunjaki ka folur për problemet që mund t’i ketë përfaqësuesja e Kosovës të dielën ndaj Turqisë.
Kjo për shkak të mos zhvillimit të ndonjë ndeshje paraprake ndërsa sonte Turqia do të luajë kundër Maqedonisë.
“Është shumë vështirë për ne që nuk po luajmë miqësore. Turqia ka luajtur vazhdimisht dhe ka bërë përgatitje të jashtëzakonshme. Ne e dimë vështirësinë, e dimë çfarë na pret”, deklaroi Bunjaku.
“Është një ndeshje shumë e vështirë, por ne jemi në ngritje. Pavarësisht me kë luajmë, ne dimë të krijojmë raste, të krijojmë aksione dhe të bëjmë lojë të organizuar”, përfundoi ai. /Periskopi/



