Alushi: Kemi shanse për rezultat pozitiv ndaj Turqisë
Mesfushori i Kosovës, Enis Alushi, është shprehur se ai beson në fitoren ndaj Turqisë.
Alushi ishte i lënduar deri më tani i lënduar por ia ka arritur të rikthehet dhe do të jetë një plus i madh për trajnerin Bunjaki.
Por, ai ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të respektojnë skuadren turke.
“Ne do të fokusohemi më shumë në mbrojtje, pasi i dimë kualitet e tyre sulmuese”, deklaroi Alushi.
“Turqia janë skuadër e fortë, por nëse organizohemi mirë dhe jemi të koncentruar e përqendruar në këtë ndeshje dhe nuk lëmë shumë hapësira, kemi shanse për rezultat pozitiv”, shtoi ai. /Periskopi/



