Arlind Ajeti dhe Ledian Memshuaj përfundojnë në Bologna?
Bologna mund të transferojë dyshen shqiptare të kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti dhe Ledian Memushaj.
Ajeti është pranë largimit nga Torino, pasi në këtë sezon është aktivizuar vetëm në 4 ndeshje të Seria A dhe këtë situatë dëshiron ta shfrytëzojë skuadra e Bolognas.

Sipas “Corriere Dello Sport” pavarësisht faktit se Ajeti nuk ka mundur ta bindë Mihajlovicin për vendin e titullarit, te Bologna shihet si futbollist i prespektivës për moshën e re por edhe faktit që është pjesë e Serisë A prej dy sezonesh.



