Liverpooli në telashe të mëdha, akuzohet rënd nga Southampton
Southampton kanë kërkuar nga Premier Liga që të hetojnë një çasje ilegale të Liverpoolit për mbrojtësin e tyre, Virgil van Dijk.
Saints ende nuk kanë pranuar ndonjë kontakt nga Liverpooli për punën e Van Dijk, përkundër faktit që mbrojtësi është i bindur se dëshiron t’i bashkohet klubit nga Anfield për 60 milionë funta.

Liverpooli dëshiron të thejë rekordin për shumën më të madhe të paguar për një mbrojtës, rekord që mbahet nga Man City, i cili pagoi 50 milionë funta për John Stones.
Premier Liga ende nuk ka marrë ndonjë vendim nëse do të merret me rastin. /Periskopi



