Pique sulmon shumë ashpër Real Madridin, ja çfarë thotë (Foto)
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka ulur poshtë suksesin e skuadrës së Zinedine Zidane gjatë sezoneve të fundit duke insistuar se Barcelona ende është superiore ndaj tyre.
“Nuk mund të krahasoni atë që kemi fituar gjatë gjithë këtyre viteve me atë që ka fituar Madridi në dy sezonet e fundit”, tha Pique për Movistar+, transmeton Periskopi.
“Ne e kemi bërë Real Madridin që të mbajë paradë vetëm se patën fituar Copa del Rey. Kur të na shihni neve duke e bërë atë atëherë mund të thoni se Reali ka filluar të dominojë”, përfundoi Pique.
Pique me Barcën arritën të fitojnë Copa del Rey, pasi mposhtën në finale Alavesin. /Periskopi



