Tensione në kampin francez, problem mes rivalëve të Madridit (Video)

Tensione në kampin francez, problem mes rivalëve të Madridit (Video)

Skuadra e Francës në futboll janë mbledhur para ndeshjeve kualifikuese për Botërorin Rusia 2018.

Ata ishin grumbulluar në një tavolinë dhe aty menaxheri Didier Deschamps shfrytëzoi rastin për të ia uruar fitimin e Ligës së Kampionëve mbrojtësit të Real Madridit, Raphael Varane.

Derisa të gjithë duartrokitën, futbollisti i rivalit nga Atletico Madrid, Antoine Griezmann nuk iu bashkua grupit, transmeton Periskopi.

Duket se ai nuk është i lumtur që rivali lokal ka arritur sukses aq të madh.

Për më tepër, Griezmann dhe skuadra e tij e Atletico Madridit u eleminuan pikërisht nga Raphael Varane dhe Reali në gjysmëfinale të ‘Champions’. /Periskopi

Shpërndaje në: