Telashe mes lojtarëve të Realit dhe Barçës, përgjigjet menaxheri (Foto)
Menaxheri i Spanjës, Julen Lopetegui ka hedhur poshtë sygjerimet se në kampin e Kombëtares së Spanjë ka telashe mes lojtarëve të Real Madridit dhe atyre të Barcelonës.
Tensionet mes rivalëve të përbetuar spanjoll kanë qenë të larta, transmeton Periskopi.





Gjatë festimit të triumfit në Ligën e Kampionëve, Dani Carvajal iu kishte bashkuar thirrjeve ndaj Piques, që e quanin “bastard” ndërsa Ramos ishte parë tek qeshte.


“Jemi shumë të kënaqur me atmosferën në kamp, është e mrekullueshme. Ndihemi si skuadër”, ka thënë menaxheri spanjoll.
Spanja do të ndeshet me Kolumbinë dhe Maqedoninë. /Periskopi



