Befason legjenda e futbollit italian me deklaratën e tij (Foto)
Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi ndihet i nderuar që është një prej legjendave të futbollit italian, por thotë se së shpejti do të vie koha për t’i dhënë fund gjithçkaje.
Ylli i Romës ka thënë se mund të pensionohet nga futbolli në vitin 2009 dhe nuk pret që të luajë për Italinë pas Kampionatit Botëror të vitit të ardhshëm, transmeton Periskopi.
“Së pari të shkojmë në Kampionatin Botëror dhe pastaj në 2018-tën do të jem 35 vjeç, ka mundësi që t’i them lamtumirë fanelës azure”, tha De Rossi për reporterët.
De Rossi është fitues i Kampionatit Botëror me Kombëtaren italiane në vitin 2006. /Periskopi



