Kosovë – Turqi, caktohen gjyqtarët e takimit

Kosovë – Turqi, caktohen gjyqtarët e takimit

Të dielën nga ora 20:45 Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ndaj asaj të Turqisë.

Sfida do të zhvillohet në Shkodër në stadiumin Loro Boriçi dhe takimi është i vlefshëm për kualifikimet në Kupën e Botës.

Tashmë janë caktuar dhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje.

Kryesor do të jetë gjyqtari çek, Miroslav Zelinka, i ndihmuar nga Ondrej Pelikan dhe Jan Patak.

Ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Radek Prihoda.

Shpërndaje në: