Novak Djokovic turpërohet nga Thiem në “Roland Garros”

Novak Djokovic turpërohet nga Thiem në “Roland Garros”

Thiem ishte superior ndaj Djokoviç.

Novak Djokoviç eliminohet në mënyrë të turpshme nga tureneui “Roland Garros”. Tenisti serb, kampioni në fuqi i turneut, i befasoi të gjithë teksa u mposht nga Dominic Thiem, të cilin vetëm përpara pak kohësh e shkatërroi në turneun “Masters” të Romës.

Numrit dy të botës, që ishte krejtësisht i pafuqishëm përballë kundërshtarit të tij. Seti i parë ishte më i rivalizuari në këtë sfidë, pasi ishte “tie break”-u ai që përcaktoi fituesin e tij, e ai ishte pikërisht talenti austriak.

Dy setet e tjera u luajtën në një drejtim, me Thiem që ishte superior ndaj Djokoviç, duke i fituar ato 6-3 dhe 6-0, përcjell “Albeu.com”.

Kundërshtari i radhës për Thiem do të jetë Rafael Nadal.

Shpërndaje në: