Rashford mbështet United në transferimin e sulmuesve të ri në skuadër (Foto)
Sulmuesi anglez, Marcus Rashford ka mbështetur klubin e tij Manchester Uniter për transferimin e një sulmuesi të ri.
United është duke u lidhur me disa sulmues të klasit botëror në këtë afat kalimtar, ata tentuan të nënshkruajnë me francezin Antoine Greizmann dhe ishin afër transferimit të tij por CAS nuk ia hoqi dënimin Atletico Madridit për mos transferimin e lojtarëve.
Dhe kështu Greizmann vendosi t’i mbetet besnik klubit të tij, transmeton Periskopi.
Jose Mourinho kërkon një sulmues të ri pas lëndimit të Zlatan Ibrahimovic, i cili nuk do të jetë i gatshëm deri në fillim të vitit të ri.

Man Utd është duke tentuar të transferojë Alvaro Morata nga Real Madridi për 50 milionë euro
Edhe pse me transferimin e dy sulmuesve të ri në skuadër anglezi Rashford thotë se nuk i frikësohet konkurencës në klub.
‘Klubet e mëdha gjithmonë dëshirojnë lojtarët e klasit botëror dhe kjo është çfarë po duam ne’, tha Rashford për Sky Sports News.
‘Çdokush që mund të vie dhe të na ndihmojë të fitojmë trofe, e cila është kërkesa kryesore, ata janë lojtarët që dëshirojm t;i transferojmë. Konkurenca e mirë është e rëndësishme nesë dëshiron të jesh i sukseshëm’, shtoi ai.

Rashford lavdëroi Ibrahimovicin dhe Wayne Rooney për ndikimin e tyre në skuadër
Ibrahimovic dhe Wayne Rooney priten të largohen nga Old Trafford në këtë verë, ky i fundit ka humbur vendin e titullarit në formacionin e Jose Mourinhos.
‘Mënyra se si Ibrahimovic dhe Rooney mendojnë, mentalitet i tyre për lojë, është fantastike dhe këto cilësi janë më të mirat që mund të marrë nga loja e tyre’, përfundoi Rashford.
Rashfordi ishte një nga lojtarët kyç në këtë sezon për United, në fitimin e tre trofeve.
Rashford në 32 paraqitje në Premier Ligë shënoi 5 gola. /Periskopi/



