Real Madrid shokon tifozët, ja vendimi i tyre për De Gea (Foto)
Real Madrid ka vendosur t’i jap fund spekulimeve rreth çështjes së David De Gea.
Klubi madrilen në tri vitet e fundit është duke e kërkuar që ta transferojë nga Manchester United por pa ndonjë sukses.
Në vitin e kaluar Reali dhe United kishin arritur marrëveshje në ditën e fundit të afatit kalimtar veror por që kishte dështuar pasi zyrtarët e ‘djajëve të kuq’ nuk e kishin dorëzuar me kohë dokumentacionin e transferimit të De Geas.

Edhe në këtë afat kalimtar mediat angleze dhe ato spanjolle spekulojnë se De Gea do të transferohet në Santiago Bernbeu dhe se United kërkon shumën prej 75 milionë eurove, transmeton Periskopi.
Por ky çmim është refuzuar nga drejtuesit e klubit madrilen dhe kanë vendosur të tërheqin interesimin për ish portierin e Atletico Madridit. /Periskopi/



