Douglas Costa transferohet te Barcelona?
Barcelona dëshiron të transferojë mesfushorin braizlian të Bayern Munich, Douglas Costa.
Sipas gazetës spanjolle Sport, Barcelona mund ta transferojë anësorin brazilian në këtë afat kalimtar të verës.
Costa mund të largohet nga Bayerni pasi nuk pati aspak një sezon të mirë nën urdhërat e trajnerit italian Carlo Ancelotti.

Sipas ‘Sport’ Costa do të transferohet në Barcelonë
Gazeta gjermane Bild ka raportuar se gjiganti bavarez është i gatshëm ta shesë atë nesë pranon ndonjë ofertë të mirë, transmeton Periskopi.
Kampion gjerman besohet se kërkon 30 milionë euro për reprezentuesin brazilian.

Braziliani është ftuar nga kombëtarja e Brazilit për dy ndeshjet e radhës kundër Argjentinës dhe Australisë
Costa në këtë sezon u paraqit në 34 ndeshje për Bayernin në të gjitha garat por pa lënë ndonjë gjurmë të madhe.

26 vjeçari ishte tranferuar për 21 milionë funta nga Shakhtar Donetsk në korrik të vitit 2015 nga Pep Guardiola. /Periskopi/



