Wenger takon presidentin e klubit francez për të transferuar superyllin (Foto)
Arsene Wenger është takuar me presidentit e klubit francez Lyon, Jean-Michael Aulas për të biseduar rreth sulmuesit Alexandre Lacazette.
Sulmuesi 26 vjeçar do të transferohej në Altetico Madrid por vendimi i CAS nuk e lejoi klubin spanjoll që ta transferojë francezin, transmeton Periskopi.

Trajneri i Arsenalit është parë me drejtorin sportiv të Arsenalit, Ivan Gazidis në Francë, duke nxitur kështu spekulimet për transferimin e sulmuesit.
Wenger ka një fond prej 150 milionësh për të shpenzuar në transfere.
Gjigantët francez kërkojnë 50 milionë euro për Lacazette dhe Arsenali do t’i duhet të thyej rekordin e klubit. /Periskopi/



