Biletat e ndeshjes Kosovë – Turqi shiten edhe në Tiranë
Kosova do të përballet këtë të diele me Turqinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin Russia 2018.
Kosova deri më tani ka katër humbje dhe një barazim.
“Biletat e ndeshjes Kosovë – Turqi, e cila zhvillohet të dielën, më 11 qershor në stadiumin ‘Loro Boriqi’ në Shkodër, tashmë janë në shitje edhe për tifozët në Shqipëri. Biletat e kësaj sfide të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë te biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë”, bën të ditur FFK.
Ndryshe, takimi mes kombëtares turke dhe përfaqësueses së Kosovës do të zhvillohet të dielën në ora 20:45. /Periskopi/



